Sport

Robinson fiton garën e ngulitjeve

Fundori i Indiana Pacersave, Glenn Robinson III fitoi garën e ngulitjeve të shtunën mbrëma në fundjavën e yjeve të NBA-së, duke e mposhtur në raundin final alon e Phoenix Sunsave, Derrick Jones Jr. Robinson III në tentimin e tij të fundit bëri një ngulitje nga prapa, duke kaluar bashkëlojtarin e tij Paul George, një maskotë të Indiana Pacersave dhe një valltare e Pacersave, duke marrë vlerësimin maksimal, 50.

Në raundin e fundit të ngjarjes spektakolare, në fundjavën e yjeve të NBA-së, që u mbajt në New Orleans, Robinson pati konkurrencë të fortë nga fillestari i Phoenixit. Në raundet e mëhershme ishin eliminuar DeAndre Jordan i LA Clippers dhe Aaron Gordon i Orlando Magic, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jones në ngulitjen finale mori notim maksimal prej 50 pikëve, duke e arritur kështu shifrën totale pas dy ngulitjeve prej 87 pikë. Kështu që Robinsonit i duheshin vetëm 44 pikë nga ngulitja finale për të siguruar titullin. Ai e konfirmoi titullin në mënyrë spektakolare. Bashkëlojtari George gjendej afër koshit dhe mbante topin mbi kokë, para tij ishin maskota e Pacersave dhe anëtarja e ekipit të valltareve.

Robinson erdhi nga krahu i djathtë, kapi topin, kaloi tre personat, përkuli kokën që të mos e godasë rrethin dhe nguliti nga prapa në mënyrë spektakolare. Me atë ngulitje ai arriti në shifrën e 94 pikëve në raundin final.

“Koka ime ishte afër rrethit. Unë jam lojtar eksploziv”, ka thënë Robinson... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.