Liderja e tabelës, Trepça ’89, është ndalur në përballje me Ferizajn, duke luajtur pa gola, të dielën në ‘Riza Lushta’ në javën e 25-të të Vala Superliga e Kosovës.
Edhe ‘Minatorët’ më shumë e kërkuan golin, megjithatë, skuadra e Ferizajt me angazhim maksimal ia doli të shkëpusë një pikë shumë të madhe nga kjo sfidë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrepça ’89 mbetet në krye të tabelës më 59 pikë, shtatë më shumë së Feronikeli, kurse, Ferizaj është e 10-ta më 22 pikë.
Fitore të rëndësishme ka shënuar Llapi që në ‘Zahir Pajaziti’, mposhti Hajvalinë, me rezultat 2-0.
Hamid Namani (11’) e Alban Mavriqi (16’) realizuan për fitoren e llapjanëve.
Ndërkohë, sfida mes Besës së Pejës dhe Gjilanit është mbyllur baras 1-1. Diar Miftaraj (43’) shënoi nga pika e bardhë për pejanët, derisa mysafirëve një pikë ua siguroi Betim Haxhimusa (60’).
Edhe Liria e Drenica ndanë pikët duke luajtur pa gola.
Superliga / Java e 25-të
Rezultatet
Llapi-Hajvalia 2-0
Besa-Gjilani 1-1
Liria-Drenica 0-0
Trepça ’89-Ferizaj 0-0
Dje
Feronikeli-Drita 0-0
Prishtina-Trepça 2-1
Tabela
1.Trepça ’89 59
2.Feronikeli 52
3.Prishtina 51
4.Llapi 49
5.Besa 41
6.Gjilani 37
7.Drenica 30
8.Liria 26
9.Drita 22
10.Ferizaj 22
11.Trepça 16
12.Hajvalia 7