Sport

Unitedi mposht Sunderlandin e Moyesit, del në pozitën e pestë

Descriptive Text

Manchester United ka mposhtur ekipin e ish-trajnerit David Moyes, Sunderland.

Zlatan Ibrahimoviq, Henrikh Mkhitaryan dhe Marcus Rashford shënuan golat për fitoren 3 me 0. Suedezi shënoi në minutën e 30-të, ndërsa armeni në minutën e parë të pjesës së dytë. Rashford shënoi në minutën e 89-të për rezultatin 3 me 0.

Unitedi tani del në pozitën e pestë me tri pikë më shumë se Arsenali që është i gjashti, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sunderlandi mbetet i fundit me 20 pikë të tubuara pas 31 ndeshjeve.