Sport

Xhudistja Flaka Loxha merr të bronztën në Kupën Evropiane për Juniorë

Edhe një xhudiste kosovare sot ka rrëmbyer medalje në garat ndërkombëtare.

Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Juniorë të zhvilluar në Lignano të Italisë, transmeton Koha.net.

Lajmin e bën të ditur Federata kosovare e xhudos përmes faqes së saj në Facebook.

“Në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë, Flaka Loxha (57kg) u stolis sot me medalje të bronztë, me katër fitore dhe një humbje”, thuhet në këtë faqe.

Kurse në këtë garë nesër lufton edhe Loriana Kuka, por në kategorinë deri 70 kilogramë.