KB Trepça ka fituar në udhëtim te Rahoveci me mjaft vështirësi, transmeton Koha.net.
Mitrovicasit arritën të fitojnë vetëm me dy pikë epërsi ndaj Rahovecit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
76-78 ishte rezultat përfundimtar i këtij takimi.
Montreal Scott ishte më i miri në radhët e Trepçës duke shënuar 24 pikë, kurse u ndihmua nga Samir Zekiqi që shënoi 22 pikë.
Kurse për Rahovecin më i miri në parket ishte Ronald Farmer-Blanchard, që shënoi 19 pikë, kurse u ndihmua nga Rashan Bellinger, i cili shënoi 14 pikë.