Sport

Atletico Madridi do të vazhdojë të rritet

Triumfi i papritur i Leicester Cityt edicionin e shkuar në Premier League mund të vlerësohet si storia më e pazakontë e futbollit, por titulli i Atletico Madridit në La Liga në vitin 2014 ka mbushur klubin me para. Kështu thotë presidenti i ekipit spanjoll, Enrique Cerezo, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Madrid, mund të jetë ndeshja më e madhe në historinë 133-vjeçare të Leicester Cityt dhe me të drejtë Atletico vlerësohet si favorit për të avancuar tutje. Atletico është mësuar të luajë në skenën e madhe të Evropës, pasi në katër vjetët e fundit ka arritur dy herë në finale të kësaj gare.

Megjithatë, Cerezo insiston se nuk mund të harrohet titulli i fituar në La Liga, pasi për herë të parë brenda nëntë vjetësh, Atletico i dha fund dominimit të Barcelonës dhe Real Madridit. Sipas tij, Atletico atëbotë kishte buxhet pesë herë më të vogël që këto dy skuadra, të cilat së bashku kanë fituar 56 tituj kampioni në La Liga.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.