Kuka krenar me suksesin e xhudisteve në Antalya

Kuka krenar me suksesin e xhudisteve në Antalya

07 prill 2017 22:18

Trajneri Driton Kuka është shprehur se është shumë krenar me suksesin e xhudisteve të tij në Antalya Grand Prix.

Nora Gjakova e Distria Krasniqi sot fituan medalje të arta në Turqi, transmeton Koha.net.

“Ekipi nga Antalya me dy të arta! Krenar me ju”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Në finalen e madhe Krasniqi e rrëmbeu të artën pasi e mposhti izraeliten Gili Cohen, kurse Gjakova e mposhti izraeliten, Timna Nelson Levy.

Image
Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme