Sport

Lippi thotë se Juve është në nivel të njëjtë me Realin, Barçën e Bayernin

Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi, beson se Juventusi është në të njëjtin nivel me Real Madridin, Barcelonën dhe Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.

Lippi me Juven ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1006 dhe më pas e arriti dy herë finalen.

“Ky ekip është rritur dhe tani ka vetëbesim më ndryshe. Përmirësimi në Itali ka qenë i madh, por ata janë forcuar edhe në aspektin ndërkombëtar. Ata janë në të njëjtin nivel si Reali, Barcelona apo Bayerni që nuk janë më kundërshtarë makthi siç ishin para dy ose tre vjetësh”, ka thënë Lippi për “Sky Sports Italia”.

Ekipi i Massimiliano Allegri do të përballet me Barcelonën në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, në fazën e çerekfinales, takimi i parë i së cilës zhvillohet të martën në Torino.