Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e Liria arrijnë çerekfinalen e Kupës

Prishtina e Liria janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll pasi mposhtën Vëllaznimin, përkatësisht Bashkimin.

Prishtina e mposhti në udhëtim Vëllaznimin, me rezultat prej 0-1, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e vetëm në këtë takim e kishte shënuar Liridon Leci nga penaltia në minutën e 7 të takimit, raporton Koha.net. Ishte sulmuesi Ahmed Januzi ai që ishte penguar në zonën e rreptësisë nga Ilir Syla.

Kurse Liria shënoi fitore prej 2-0 në shtëpi ndaj Bashkimit. Të dy golat i shënoi Liridon Fetahaj në minutat 44 dhe 90.

Ndërsa Besa e Drita janë duke luajtu në vazhdime, pasi rezultati i kohës së rregullt ishte 1 me 1.

Dhe takimi tjetër ndërmjet Flamurtarit e Trepçës nuk u zhvilluar për shkak të motit të ligë, dhe terrenit të papërshtatshëm.