Sport

Këta janë 40 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Ekipi i Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” me 40 sportistë në 12 sporte të ndryshime, me ç’rast është bërë e ditur edhe lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë vendin tonë.

Risi e këtij ekipi do të jetë edhe Majlinda Kelmendi, e cila nuk do të marrë pjesë në cilësinë e sportistes, por do të jetë e pranishme si trajner bashkë me trajnerin e saj aktual Driton Kukën dhe disa trajnerë tjerë të sporteve të ndryshme.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet me kohë dhe shpreson se nga lojërat mesdhetare do të kthehen me medalje.

Pas prezantimit të sportistëve, KOK-u kishte organizuar edhe një ligjëratë antidopingu ku sportistët kishin mundësi të mësonin më shumë rreth dopingut dhe rregullave në Tarragona.

Enver Tahiri, doktor, porositi sportistët të kenë kujdes se çfarë përdorin dhe nëse janë duke përdor ndonjë medikament mjekësore, atëherë duhet të posedojnë vërtetimin e mjekut, transmeton KP.

Kjo është lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën në “Tarragona 2018”:

Xhudo: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi

Karate: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama. Trajner: Isak Curri.

Not: Dasar Xhambazi, Dion Kadriu, Dren Ukimeraj, Eda Zeqiri, Fjorda Shabani. Trajner: Ardian Hamiti.Boks: Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, Violant Sylejmani. Trajner: Shefki Bogujevci.

Atletikë: Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi, Musa Hajdari, Vijona Kryeziu. Trajner: Zijadin KryeziuShigjetari: Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani. Trajner: Fehmi Bylykbashi.

Tenis: Blearta Ukëhaxhaj, Burim Bytyqi, Granit Bajraliu. Trajner: Jeton Hadërgjonaj.

Volejboll në rërë: Armend Berisha, Faton Mustafa, Valmira Ramadani, Vildane Jashari. Trajner: Abedin Ibrahimi.

Pingpong: Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani. Trajner: Baton Çitaku.Taekëondo: Butrint Ejupi, Qëndrim Sejfijaj. Trajner: Nuhi GashiPeshëngritje: Leonora Brajshori. Trajner: Uzeyir Haciyev.

Shenjëtari: Nexhat Sahiti. Trajner: Bislim Musliu.