Sport

Ndeshjen e parë si trajner Gerrardi e zhvillon ndaj klubit nga Maqedonia Veriore

Steven Gerrard karrierën e tij si trajner do ta fillojë në Ligën e Evropës me klubin e tij Rangers, që do të përballet me klubin FK Shkupi.

Rangers-Shkupi është faza e parë e kualifikimeve në Ligën e Evropës, e cila zhvillohet më 12 korrik, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 korrik në Shkup, në stadiumin “Cair Stadium” me kapacitet prej 6 mijë ulëseve.