Sport

Thaçi ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia dorëzon solemnisht Flamurin e Kosovës ekipit Olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.

Me këtë rast Thaçi iu ka uruar suksese sportistëve, me në krye kampionen olimpike Majlinda Kelmendin, transmeton Koha.net. 

Kelmendi ka thënë se shpreson se këta sportistë do ta përfaqësojnë denjësisht shtetin e Kosovës.

“Është kënaqësi shumë e madhe për mua me pranu flamurin”, është shprehur Kelmendi.

Në lojërat mediteriane do të marrin pjesë 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë nga Kosova.