Pas përforcimeve të bëra në mbrojtje e sulm, Feronikeli po e rrit edhe nivelin e mesfushës.
Transferi më i ri i Feronikelit është mesfushori Alush Gavazaj, i cili në stinorin e kaluar ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook klubi i Feronikelit.
“Gavazaj është 23 vjeçar, megjithatë karriera e tij ka filluar shumë herët. Përveç Lirisë, ai ishte pjesë edhe e Korabit të Peshkopisë, Tërbunit të Pukës, KF Tiranës, FK Bylis Ballsh dhe Shkëndijës së Tiranës”, thuhet në konfirmimin e Feronikelit.
-
20 qershor 2018 09:32
-
Shpërndaje në: