SOT

Andy nga Anglia në Shtime, për t’i mësuar të rinjtë

Erdhi nga Anglia me një synim, aftësitë që kishte në fushën e teknologjisë t’ua mësonte edhe të rinjve të Kosovës.

E tash 7 vjet, Andy Moxon dhe familja e tij janë bërë banorë të Shtimes, ku madje të rinjve u kanë mësuar për punën në dizajn grafik e edhe 3D printim.

Andy bashkë me të rinjtë e Shtimes, të cilët kryesisht janë rreth moshës 15-vjeçare tashmë e kanë krijuar edhe një biznes. Ata po i punojnë logot e bizneseve të tjera me të cilat po i dekorojnë pjatat dhe gotat e kafesë.

Vështirësitë e ambientimit me vendin e ri tashmë janë tejkaluar.

E shteti që dikur, siç thotë Andy, nuk e kishte njohur, tashmë ia ka mësuar edhe gjuhë. Shtimen po e konsiderojnë si vend për të jetuar në të ardhmen.

15-vjeçari Eroll Qorrolli është një nga pjesëtarët e ekipit të Andyt, i cili e ka zotuar tashmë dizajnin grafik.

E Diart Shala, i cili është 13 vjeç ka pak muaj që i është bashkuar ekipit duke pasur njohuri për teknologji.

Por 3D printimi ka qenë diçka e re për të.

Hedon Zeqa është 14-vjeçari të cilit i pëlqen shumë pjesa finale e logos.

Ai kujton sesi kishte shkuar derë më derë nëpër biznese për tua treguar punën që po e bënin.

K-DEKOI tashmë nën monitorimin e Andyt po zhvillohet çdo ditë e më shumë, e logot e përpunuara nga ekipi i tij kanë filluar të pëlqehen edhe nga masa, që kryesisht kontaktin me ta e bëjnë përmes rrjeteve sociale.