SOT

12 vjet aktivitet në blegtori

Në fshatin Siqevë të Komunës së Prishtinës, Imer Berisha e zhvillon aktivitetin e tij në blegtori.

Këtë punë e filloi në vitin 2009. Që atëherë, ai ka krijuar edhe mundësi shitjeje të qumështit dhe tash i ka edhe konsumatorët e tij të rregullt.

Thotë se për fat të mirë, shitja e qumështit nuk është problem.

Përkushtimin që lopët e kërkojnë, ai e përmbush edhe me ndihmën e fëmijëve të tyre.

Relievi i fshatit Siqevë e vështirëson kullotjen e lopëve gjatë stinëve të ftohta, gjatë së cilave ato ushqehen brenda në stallë.

Gjatë stinëve të ngrohta lopët ushqehen në fushat e Siqevës.

Edhe kujdesi ndaj tyre ndërron me ndërrimin e stinëve. Edhe pse në kushte jo edhe aq të mira e në një hapësirë të vogël, Berisha thotë se e bën me qejf punën në blegtori, e do ta vazhdojë edhe më tutje.