SOT

Bota e egër në objektivin e Arian Mavriqit

As temperaturat e ulëta në dimër nuk e ndalin Arian Mavriqin që të fotografojë faunën në Kosovë. Edhe këtë janar ai realizimin e fotografive e bën në Anamoravë. Në Komunën e Ranillugut, katër kilometra larg Kamenicës, Ariani po kërkon që të zërë në objektivin e tij kafshë e shpezë të ndryshme.

Tash e shtatë vjet Mavriqi nuk ndalet duke dalë në terren bashkë me adrenalinën që i sjellë fotografimi i botës së egër.

Puna e tij nuk është e lehtë, disa prej shpezëve janë më të lehtë për shkrepje e të tjerë jo.

Përveç botës shtazore, ai me aparatin e tij profesional ka fotografuar edhe disa kafshë të egra.

“Wildlife” kërkon që një fotograf t’i ketë me vete pajisjet e duhura ndër to edhe veshja.

Edhe pse kanë kaluar vite prej kur e ka filluar këtë hobi, Mavriqi e përjeton të njëjtin emocion në momentin kur përballet me ndonjë shpend ose kafshë.