SOT

Trendi bashkëkohor i rrobave të dorës së dytë

Një mundësi përherë e mirë dhe mjaft ekonomike janë veshmbathjet e dorës së dytë, të karakterizuara nga unikaliteti dhe çmimet e volitshme.

Frekuentuesit e këtyre dyqaneve e shohin si mundësi të mirë blerjen e rrobave të përdorura, sidomos kur bie fjala për kursimet, raporton KOHA.

Shukrie Gashi, përpos kësaj, mendon se frekuentimi i këtyre dyqaneve jep mundësi edhe për të gjetur sende shumë të veçanta.

Naser Jashari është ndër të parët që e hapi një dyqan me rroba e mbathje të dorës së dytë.

Nëpër këto dyqane mund të gjenden veshmbathje nga marka, stile e materiale të ndryshme.

E çmimet variojnë varësisht sezonit, thotë Naser Jashari.

Rrobat në këto dyqane vijnë të shumtën e herëve nga vendet perëndimore. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rroba të papërdorura.

Si në shumë domene të tjera të jetës, gjendja me pandeminë ka ndikuar në masë të madhe edhe në këtë veprimtari.

Jashari thotë së dy muajt e karantinës kanë qenë tejet sfidues. Marrë parasysh edhe mbylljen e kufijve dhe pamundësinë për importin e veshmbathjeve.

E, një tjetër qytetare, Nexhmije Ademi, thotë që me një çmim kaq të volitshëm ato as nuk arrijnë të krahasohen me rrobat e tjera të prodhuara në seri.

Kjo veprimtari është gjithsesi trend në ngritje, pasi dita-ditës po përhapet gjithandej vendit, edhe pse në fillim ishte vënë re një hezitim goxha i madh nga qytetarët për t’i frekuentuar dyqanet e këtij soji.