Showbiz

Klajdi Haruni sjell këngën e re “Mbase”

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Klajdi Haruni, ka publikuar sot këngën më të re para ditëlindjes.

Kënga titullohet “Mbase”, dhe Haruni këtë e ka bërë në bashkëpunim me këngëtarin po ashtu të njohur nga Shqipëria, Bruno, transmeton Koha.net.

Tekstin dhe muzikës e ka bërë këngëtari i famshëm Flori Mumajesi, ndërsa videoklipin e ka bërë Max Production.

Gjithashtu, Haruni, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar, siç i quan ai, vëllezërit e tij Flori Mumajesin dhe Brunon, si dhe Anjeza Majan e cila me bukurinë e saj i ka dhënë dritë videoklipit të kësaj kënge.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Dhurate me te bukur ne prije te ditelindjes muk mund te merja ,faleminderit me shpirt dy vllezerve te mij Flori Mumajesi Brunote cilet nuk mund te me benin me te lumtur se kaq ,faleminderit per kete kenge qe eshte dashuri ,faleminderit @maxproductional per videon aq te bukur dhe ne fund qershia mbi torte faleminderit @anjezamaja qe i ke dhene drite me bukurine dhe thjeshtesine tende ketij projekti.Shpresoj ta shijoni te gjithe”.