Showbiz

Presidenti i “Warner Bros”: Albumi i Dua Lipës do të tregojë gjerësinë e personalitetit të saj

Dua Lipa cilësohet si një nga këngëtaret më të mirë të reja në tregun muzikor, dhe këtë e tregon edhe fakti se ditë më parë është shpallur “Artistja më e mirë e re” nga NME.

Javën e kaluar ajo përfaqësohej me tre këngë në Top 15 në toplistën e Britanisë, përfshirë këngët me Sean Paul dhe Martin Garrixin, transmeton Koha.net.

Dhe sipas presidentit të Warner Bros në Britani, Phil Christie, ngjitja e ngadalshme e suksesit të trefishtë në top listë ka qenë një vazhdimësi i mbajtjes së artistes “në lojë”.

“Të gjithë në industri flasin për nevojën e zhvillimit të artistëve të vërtetë, por disa më pas e kritikojnë kohëzgjatjen publikimit të albumit debutues. Gjëja kryesore që po e bëjmë me Duan është ne do ta publikojmë këtë album në kohën optimale, dhe ky do të reflektojë më së miri vitet e zhvillimit, punën e madhe nga ajo, menaxhmentit të saj, dhe pjesën e labelit”, është shprehur Christie në një intervistë për “Music Business Worldwide”.

Në pothuajse dy vjet karrierë, Dua Lipa tashmë ka publikuar shtatë këngë, përfshirë edhe bashkëpunimet, me “Bloë Your Mind (Mwah)”, “Hotter Than Hell”, që ishin në Top 40 në Britani në vitin e kaluar.

Kredencialet e saj botërore asnjëherë nuk janë dukur më mirë, ajo ishte artistja e 15 më e dëgjuar në botë, sipas top listës së djeshme të Spotify, ku më shumë se katër milionë herë është dëgjuar kënga e saj në 24 orët e fundit, transmeton Koha.net. 

Sipas Christie, që erdh në krye të Warner Bros në Britani në vitin e kaluar, vendosja e Dua Lipës si krijuese e hiteve të popit nuk është prioriteti i vetëm i labelit.

“Jemi në një pikë interesante, me rritjen e transmetimit, shumë artistë janë të fokusuar vetëm në publikimin e këngëve. Për një pop artist, ky mund të jetë një bonus i madh. Dhe te Dua, ende është një vlerë shumë e madhe në formatin e albumit, sepse ai tregon gjerësinë e personalitetit që ajo ka, prandaj kjo ka shumë rëndësi”, është shprehur ai.

Për të tejkaluar këtë sfidë, Warner Bros e ka shtyrë dy herë datën e publikimit të albumit të Dua Lipës. I pari ishte në shtatorin e vitit të kaluar, dhe më pas në shkurt të këtij viti, dhe tani albumi do të publikohet në qershor.

“Nga një perspektivë e vjetër, mund të duket kjo si një lëvizje negative, por në rastin e Duas ka qenë një proces shumë pozitiv”, thotë kreu i Warner Bros.