Këngëtarja e njohur shqiptare BabyGee, publikoi ditën e sotme disa pamje ku dukej e gjakosur dhe me shenja në fytyrë.
E pas publikimit të këtyre pamjeve, ajo akuzoi shoqen e saj Blerta Gashi, si personin që e kishte sulmuar në rrugët e Dubait, transmeton emisioni Express në KTV.
Por më pas, ka ardhur edhe reagimi i Blerta Gashit, e cila ka dhënë versionin e saj duke hedhur poshtë ato çfarë ka shkruar BabyGee.
Blerta ka thënë se është turp për këngëtaren që po paraqitet si viktimë para mediave. Baby Gee njihet si një prej këngëtareve më të famshme në Kosovë dhe aksidente të tilla nuk ka pasur ndonjëherë në karrierën e saj.
-
31 maj 2018 21:12
-
Shpërndaje në: