Showbiz

Gazetari ofendon Taylor Swiftin: Duhet të lahesh!

Një gazetar i BBC i tha yllit të muzikës amerikane, Taylor Swift, se duhet të bënte dush, në një intervistë të drejtpërdrejtë.

Pas një shfaqjeje të shkurtër në Suonsi të Uellsit, këngëtarja u ndal për një intervistë me Greg James, i cili vuri në dukje një fakt që nuk ishte nevoja ta vinte në dukje në atë moment, transmeton tch.

“Mendoj se duhet të bësh një dush tani”, tha gazetari me shaka.

Taylor Swift u përgjigj: “Jam dakord dhe nuk ofendohem aspak që e thatë këtë gjë”.