Showbiz

Profesionet e dëshiruara të VIP-ave

Descriptive Text

Jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë përpara kamerave dhe në kulmin e karrierës së tyre, por disa personazhe VIP kanë treguar se cili do kishte profesioni i tyre, nëse nuk do ishin të famshëm.

Ëndrrat kanë qenë nga më të çuditshmet, që nga organizatore funerali, e deri tek polic.

Image

Miley Cyrus ka thënë në një interviste se i pëlqen shumë fotografia. Kam shumë dëshirë që të shkoj në Londër të studioj për fotografi pasi aty janë disa nga shkollat më të mira të artit – është shprehur këngëtarja.

Image

Jennifer Anniston është shumë e apasionuar pas trupit dhe për këtë arsye ka dashur që të ishte një mjeke, ndoshta nese do te lere aktrimin do te gjeje kohe per kete profesion.

 

Image

Angelina Jolie ka dashur që të bëhej drejtuese funerali. Për shumë mund të duket si një shaka por kjo dëshirë e aktores ka ardhur nga dhimbja që ajo ka përjetuar me vdekjen e gjyshit të saj. Fakti se si familjarët e përjetojnë momentin kur dikush ndërron jetë duhet të jetë e drejtuar në mënyra të ndryshme ka thënë aktorja.

 

Image

Do doja shumë që të isha një detektive ka treguar Taylor Swift. Megjithatë nuk mendoj se do isha e zonja në këtë punë pasi thjesht më pëlqen që të shikoj serialet me krim por në jetën reale jo gjitmonë është aq e thjeshtë.

Image

Një tjetër pesonazh që do donte të ishtë një detektive është edhe Kim Kardashian. Në një intervistë per revisten Vouge, Kim ka thënë se nëse do kishte këtë punë do kishte mundësi të jetonte një jetë normale.

Image

Zyan Malik ka treguar se do të donte të kishte qënë një profesor anglishteje. Kjo gjë në fakt mund të jetë ende e vlefshme pasi Zayn ka thënë se dëshiron të bëjë një test për të marrë diplomën e gjuhës angleze.

 

Image

Selena Gomez është një nga ato personazhet e cila e pëlqen shumë ushqimin. Ajo ka thënë se nëse do të kthehej mbrapa në kohë dhe do të jetonte akoma në Teksas, do të punonte në një furrë buke pas i pëlqen shumë që të gatuajë.

 

Image

Për aktoren Sofia Vergara zgjedhja e një pune tjetër nuk do ishte shumë e vështirë pasi para se të bëhej e famshme Vergara ka studiuar për stomatologji edhe pse u detyrua që të linte dy semestre për t'u bërë një aktore e famshme në Hollywood.