Showbiz

Harvey Weinstein zyrtarisht i akuzuar për dhunim

Ylli i Hollivudit Harvey Weinstein është akuzuar në Nju Jork për përdhunim dhe disa akuza të tjera të abuzimit seksual që përfshijnë dy gra në raste të ndara.

Weinstein ishte pare duke u kthyer nga Stacioni Policor në New York, ku kishte shkuar për të dhënë deklaratën e tij.

Dhjetra gra kanë bërë akuza publike kundër 66 vjeçarit, për dhunime dhe sulmet seksuale.

Weinstein gjithmonë ka mohuar seksin jo konsensual dhe këto janë akuzat e para që janë ngritur kundër tij zyrtarisht.

Në një deklaratë nga Departamenti Policor në Nju Jorku thuhet se  Weinstein "u arrestua, u procesua tutje dhe u akuzua për përdhunim, dhunë seksuale, abuzim seksual dhe sjellje të keqe seksuale për incidente që përfshijnë dy gra në dy raste të ndara".