Këngëtarja e njohur britanike, Adele, ka vendosur që të bëjë një jetë të qetë në Sussex.
Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep” ka blerë një shtëpi të madhe në vlerë prej 4 milionë funte në qytetin East Grinstead, në perëndim të Sussexit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdele dhe burri i saj Simon Konecki kanë blerë një shtëpi feudale nga shekulli 18 me 48 akër – duke i dhënë atyre hapësirë të mjaftueshme edhe për djalin e tyre katër vjeçar, Angelon.
“Adele nuk dëshiron të jetojë me të famshmit tjerë në Chipping Norton ose Primrose Hill. Ajo, qëllimisht ka zgjedhur vendin i cili është larg botës së shoubizit në mënyrë që të jetojë një jetë normale”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
Gjithashtu, burimi thotë se Adeles i pëlqen të jetojë në shtëpinë me tetë dhoma gjumi pas një turneu të lodhshëm botëror. Ajo planifikon që të kalojë ditët e ngrohta të pranverës me Angelon duke eksploruar këtë shtëpi të madhe me hapësirë shumë të madhe, e cila ka një fushë tenisi dhe një shtëpi në pemë.
{gallery}