Showbiz

11 milionë ndjekës në Instagram e bëjnë të qajë Dua Lipën

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj muzikore.

Pas publikimit të hitit “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, ajo ngriti në këmbë publikun në “Billboard Music Awards” me performancën e “New Rules”.

Dua duket se po merr gjithçka ka dëshiruar ndonjëherë dhe së fundmi ka shënuar edhe 11 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Ajo është shfaqur shumë e emocionuar teksa ka postuar një video ku shfaqet e përlotur.

“Reagimi im kur pashë se 11 milion prej jush janë duke më ndjekur”, shkruan ajo.

Mood when I saw 11 million of you are following me!!! ?❤️?❤️?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on