Showbiz

Jocelyn Wildenstein shpall bankrotimin

Ajo ishte e njohur në publik për nga varshmëria të ndërhyrjeve të plastikës.

Jocelyn Wildenstein së fundit ka vendosur dokumentet për të shpallur bankrotimin, transmetojnë sot mediat botërore.

Pasanikja e dikurshme është ndarë nga bashkëshorti Aleck Wildenstein, pas të cilit mori 2.5 miliardë dollarë dhe për një moment kishte shpenzuar një milion dollarë në muaj vetëm për aeroplanë, udhëtime dhe blerje të kafshëve ekzotike, shkruan Vanity Fair.

Ajo posedon tri apartamente në katin 51 të Kullës Trump në Manhattan, në vlerë 11,75 milionë dollarë, por për mbajtjen e kompleksit ka borxh 4,6 milionë dollarë, Bentley nga viti 2006 në vlerë 35.000 dollarë, ndërsa për mirëmbajtjen e tij ka borxh 38.000 dollarë, si dhe pronë personale në vlerë 100 mijë dollarë, derisa kompanisë e cila ka lëshuar hapësirën i ka borxh 700.000 dollarë, transmeton KosovaPress.

Wildensetin po ashtu ka borxh 273.000 dollarë firmave të shumta juridike, 175.000 dollarë kreditorëve të saj dhe 165.000 dollarë borxh pronarit të patundshmërive në Beverly Hills.