Showbiz

Ashley Judd: Weinstein më dëmtoi karrierën

Aktorja Ashley Judd do të padisë manjatin e Hollywood, Harvey Weinsten, me pretendimin se ai ka dëmtuar karrierën e saj në shenjë hakmarrjeje pas refuzimit nga ana e saj të avancave seksuale të tij.

Në padi, akuzohet producenti që ka fituar edhe çmime Oscar për shpifje, ngacmime seksuale dhe shkelje të ligjit për konkurrencën e padrejtë. Judd, ishte në grupin e parë të femrave që denoncuan vitin e kaluar prodhuesin e filmave për sjellje të gabuar seksuale. Weinstein përballet me një seri akuzash për përdhunim, shantazh dhe ngacmim.

“Weinstein përdori fuqitë e tij në industrinë e argëtimit për të dëmtuar reputacionin e Ashley Judd dhe për të kufizuar mundësitë e saj për të gjetur punë”, thuhet në padinë e paraqitur në një Gjykatë në Los Angeles, transmeton tch. E gjithë kjo vjen pasi producenti i “Lord of the Rings”, Peter Jackson, tha vitin e shkuar se ai kishte marrë në konsideratë Ashley Judd për një rol në filmin e 1998, por se ajo ishte futur në listën e zezë pas bisedave me kompaninë Weinstein.

Ai tha se vetë Harvey Weinstein e kishte paralajmëruar atë se aktorja ishte shumë e vështirë për të punuar.

Weinstein sidoqoftë, ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë rol në përzgjedhjen e kastit dhe ka mohuar përpjekjet për të dëmtuar karrierën e Judd. Edhe pas padisë, një zëdhënës i Weinstein tha në një deklaratë se producenti as nuk ka shpifur dhe as nuk ka ndërhyrë në karrierën e aktores.

Nëse Ashley Judd do të fitojë në gjyq, ajo thotë se do ti dhurojë paratë fondit të mbrojtjes ligjore, Time’s Up. Ky fond qëndron pas lëvizjes kundër ngacmimeve seksuale, i themeluar në janar, pas akuzave të shumta në media, film dhe televizion.