Showbiz

Kate Hudson në pritje të fëmijës së tretë

Descriptive Text

Kate Hudson bëri të ditur të premten në Instagram se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me të dashurin Danny Fujikawa, dhe është në pritjen e ëmbël të një vajze.

Aktorja e cila ka dy djem nga dy lidhje të shkuara, poston festën e zbulimit të gjinisë, dhe tregon barkun e saj teksa feston me familjarët, transmeton tch.

“Surprizë. Nëse pyesni pse kam munguar në rrjetet e mia sociale është sepse nuk kam qenë ndonjëherë kaq sëmurë! Ishte tre mujorshi më i vështirë nga të gjithë fëmijët e mi. Nëse më keni parë të shfaqem e buzëqeshur duke pretenduar se çdo gjë është e bukur… po gënjeja! POR!Jemi përpjekur ta mbajmë këtë shtatzëni nën vëzhgim për sa kemi pasur mundësi, por po shpërthej tani! Është shumë e vështirë për tu fshehur, dhe fshehja është më e lodhshme. Fëmijët e mi, Danny dhe unë dhe e gjithë familja jemi super të lumtur. Një vajzë e vogël po vjen!”, shkruan Hudson.

SURPRISE!!! ? If you’ve wondered why I’ve been so absent on my social channels it’s because I have never been more sick! It was the most sick first trimester of all my children. Boomerangs have made me nauseous, Superzoom is an easy way to have my head in the toilet, food instagrams make me queezy and thinking too much about insta stories made me even more exhausted than I already had been. If you’ve seen me out and about smiling and pretending like everything is amazing...I was lying! BUT! I have broken through on the other end of that and rediscovering the joys of insta/snap. We have been trying to keep this pregnancy under the radar for as long as possible but I’m a poppin now! And it’s too darn challenging to hide, and frankly hiding is more exhausting then just coming out with it! My kids, Danny, myself and the entire family are crazy excited! A little girl on the way ?

A post shared by Kate Hudson (@katehudson) on