Showbiz

Në ritmet e Caos-it, reperi që synon skenën gjermane

Descriptive Text

Valdrin Hajrizi është një tjetër reper shqiptar, i cili me projektet muzikore, të cilat i ka realizuar kohët e fundit, ka për cak të futet në rap-skenën gjermane.

Reperi me prejardhje nga Prishtina, këto ditë ka lansuar këngën “Kriminal”, teksti i së cilës është në gjuhën gjermane, ndërsa krahas kësaj ai ka publikuar edhe këngën tjetër të titulluar “Mos ma bë me sy”.

Ai tregoi se nga kush është motivuar për emrin e tij artistik.

Caos, pas publikimit të dy projekteve muzikore, shtoi se deri në fund të këtij viti pritet ta realizojë albumin e parë të cilin do ta titullojë “Vonesë”.