Showbiz

Kush është i dashuri i Lady Gagas

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, është në lidhje me Christian Carinon qe një vit.

Edhe pse për shkak të sëmundjes kronike u detyrua të anulojë turnetë e saj botërore, Lady Gaga vazhdon të jetë e lumtur në jetë.

Ajo është fejuar me Carinon (48) vitin e kaluar. Ata ishin njohur para një viti.

Carino është agjent i Hollywoodit i cili ka punuar për këngëtaren 31-vjeçare.

Para lidhjes me Lady Gaga, Carino ishte në lidhje me aktoren Lauren Cohan.

Mediat shpesh kanë shkruar se Carino është ekspert i Hollywoodit, transmeton KP.