Rita Ora uron për Pavarësinë e Kosovës

Rita Ora uron për Pavarësinë e Kosovës

18 shkurt 2017 10:27

Këngëtarja e famshme botërore, me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka uruar për përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo në një postim në Instagram ka thënë se është krenare me vendlindjen e saj dhe sukseset gjatë këtyre nëntë vjetëve.

“Urime Pavarësinë vendlindja ime Kosovë! Jam e lumtur për ne dhe sa larg kemi arritur si shtet! Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar Rita derisa ka postuar një foto gjatë xhirimeve të klipit “Shine Your Light”, të cilin ajo e realizoi në Kosovë.

“Klipi ishte realizuar për këtë arsye dhe se sa jemi krenarë me prejardhjen tonë. Ju dua”, ka shtuar ajo.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme