Showbiz

Majlinda Kelmendi, Luljeta Aliu dhe Bujar Ahmeti, sonte në “Talk”

Me dy mysafirë në studio dhe rubrikën “Biografi në numra” vjen sonte në edicionin e ri emisioni “Talk”.

E ftuara e parë në studio është aktivistja Luljeta Aliu, për t’i lënë radhën më pas aktorit të ri, por shumë të suksesshëm, Bujar Ahmeti.

Ndërkaq, në rubrikën “Biografi në numra” protagoniste është piktorja Majlinda Kelmendi, e cila vjen me rrëfime shumë interesante mbi jetën dhe karrierën të bazuar në numra.

“Talk”-un mund ta ndiqni sonte, si zakonisht nga ora 20:00.