Suksesin e “Black Panther” Boseman ia dedikon Denzel Washingtonit

Suksesin e “Black Panther” Boseman ia dedikon Denzel Washingtonit

02 mars 2018 11:33

Chadwick Boseman është kthyer në njërin prej emrave më të diskutuar të momentit me interpretimin në “Black Panther”, të shndërruar në një sukses të madh në “Box Office”.

Por 41-vjeçari tregon se mund të mos kishte arritur ndonjëherë aty ku është sot, pa ndihmën e njërit prej aktorëve më të dashur të “Hollywood”-it, Denzel Washington, transmeton tch.

“Unë fillimisht kam marrë mësime aktrimi nga Phylicia Rashad, e njohur për rolin e Clair Huxtable te ‘The Cosby Show’”, rrëfen Chadwick.

“Phylicia më inkurajoi të merrja pjesë në një program veror mbi teatrin nga Universiteti prestigjioz i Oksfodit. Por, ndonëse u pranova në program bashkë me disa miq të mi, ne nuk i kishim mundësitë financiare për ta ndjekur atë. Atëherë, Rashad ndërhyri te të njohurit e saj në olimpin amerikan të filmit, të cilët paguan për grupin e të rinjve”.

Denzeli ishte ai që pagoi për Chadwick. 41-vjeçari rrëfen se nuk gjeti paqe derisa iu krijua mundësia ta falënderonte legjendën e “Hollywood”-it personalisht. Këtë e bëri duke e ftuar në premierën e “Black Panther” në Nju Jork, ku i shprehu mirënjohjen e tij më të thellë, ndërsa aktori i madh, plot modesti ia ktheu me shaka “Oh prandaj qenkam këtu, se ti më detyrohesh disa parà”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme