Showbiz

Spice Girls, në dasmën mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle

Nuk është ende e qartë, nëse do të ketë një ribashkim dhe nëse grupi historik do të kthehet në skenë, por për momentin lajmi pothuajse i sigurt duket të jetë një tjetër: Spice Girls janë ftuar në martesën mbretërore midis princit Harry dhe Meghan Markle.

Lista zyrtare e mysafirëve është ende një mister, por duket se më 19 maj, pesë vende janë rezervuar për to, siç zbuloi Mel B, Melanie Brown gjatë emisionit amerikan “The Real”.

Ftesa duket se është dërguar personalisht nga Harry, pasi siç la të kuptohej nga “Scary Spice”, përpara se t’i shpëtojë pyetjeve për detaje të tjera ajo u përgjigj : “Unë thashë shumë”.

Njoftimi, në pritje të konfirmimit nga pallati mbretëror, ka shkaktuar hamendje në idenë se në pritjen në Kështjellën Windsor pas meshës, 5 ish yjet e mëparshëm të skenës, mund të interpretojnë: veçanërisht pasi Mel, sipas kërkesës specifike, nuk u përgjigj jo.

Spice Girls, aktive në skenë nga viti 1994 deri në vitin 2007 (me një ribashkim ad hoc të mëvonshëm për Lojërat Olimpike të Londrës 2012), u fotografuan përsëri së bashku disa javë më parë, duke njoftuar se donin t’i jepnin jetë projekteve të reja të përbashkëta.