Showbiz

Bella Hadid, mbretëresha e modës

Descriptive Text

Bella Hadid është shfaqur elegante gjatë javës së modës në Paris.

Bukuroshja e re dëshmoi edhe njëherë se nuk e quajnë më kotë mbretëreshë të modës.

Ajo ishte veshur e tëra në ngjyrë të bardhë, derisa zbriti në kryeqytetin francez mbrëmjen e kaluar.

“Ndihem pakëndshëm, ndonjëherë, duke buzëqeshur para kamerës. Njerëzit më takojnë dhe më thonë: ‘Ju jeni aq të ndryshëm nga ajo që prisja’. Njerëzit gjithnjë më tregojnë se dukem e frikësuar apo frikësuese në mediat sociale”, tha Bella për The Guardian.

Bella dhe motra e saj më e vjetër Gigi së fundi kanë pasur agjendë të ngjeshur të modelimit, pasi ishin të dielën në Itali dhe ajo dukej mjaft e lodhur derisa arriti në Paris.

Të dyja motrat ishin pjesë e javës së modës në Milano, ku u prezantuan modelet e fundit të brendeve të njohura Roberto Cavalli, Missoni, Versace dhe Moschino.

{gallery}