Showbiz

Beckham heq dorë nga takat

Ikona e modës, Victoria Beckham, e cila është e njohur për stilin e të veshurit mjaft elegant, duketse për pak kohë do të heqë dorë nga takat e larta.

Ka qenë vetë ikona e modës e cila në rrjetin social Instagram ka postuar një foto të saj me këmbën e fashuar duke bërë me dije se të ecurit me taka për një kohë të gjatë i ka shkaktuar një frakturë stresi, që ndodh në kyçin ose kockat e këmbës nga lodhja e vazhdueshme.

Krah fotos së postuar, Victoria shkruan: “Faleminderit për mesazhet. Një frakturë e vogël stresi, duhet vetëm pak pushim!”.