Kutcher thotë se s’kishte ngrënë asgjë për shtatë ditë pas ndarjes me Mooren

Kutcher thotë se s’kishte ngrënë asgjë për shtatë ditë pas ndarjes me Mooren

22 shkurt 2018 17:05

Aktori hollivudian, Ashton Kutcher, ka folur për periudhën e veçantë që kishte kaluar pas divorcit me aktoren Demi Moore.

Amerikani ka thënë se nuk kishte ngrënë asgjë për shtatë ditë. Madje ka thënë se vazhdimisht ka pasur halucinacione.

"Menjëherë pas ndarjes, shkova në mal për një javë të jetoja vetëm", tha aktori. "Dita e dytë fillova të kisha halucinacione, gjë që ishte një eksperiencë fantastike dhe e mrekullueshme", ka thënë Kutcher, transmeton KP.

Gjatë përtëritjes së tij shpirtërore, ai shkroi letra për çdo ish-vajzë me të cilën kishte një ndarje të vështirë.

"Shkrova në letër për çdo lidhje që kisha, e cila përfundoi keq, pastaj shkrove një letër për çdo vajzë dhe e dërgova atë në ditën e shtatë", tha ai.

Ashton dhe Demi u martuan në vitin 2005 dhe u ndan në fund të vitit 2011.

"Unë gjithmonë do ta festoj kohën që kam kaluar me Demin. Martesa është një nga gjërat më të vështira në botë dhe fatkeqësisht nganjëherë nuk funksionon", është shprehur ai.

Sot, Ashton është i martuar me aktoren Milla Kunis, me të cilën ka dy fëmijë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme