Showbiz

Kënga “Magic” e Sias kolonë zanore e filmit të ri të Disneyt

Descriptive Text

Kënga më e re “Magic” e këngëtares së famshme nga Australia, Sia, është përzgjedhur të jetë kolona zanore e filmit më të ri të kompanisë së njohur e filmave vizatimor, Disney.

Disney së shpejti do të mbajë premierën e filmit më të ri të saj, “A Wrinkle in Times”, transmeton Koha.net. Ndërkaq, kënga e Sias, “Magic” – e cila ende nuk është publikuar, është përzgjedhur të jetë kolonë e zanore e këtij filmi.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë këngëtarja australiane përmes një postimi në Facebook.

“Kënga e re ‘Magic’ e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disneyt ‘A Wrinkle in Time’! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias”, ka shkruar këngëtarja.