Showbiz

Dua Lipa me koncert në Singapor

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa, njofton se do të mbajë një koncert të plotë në Singapor.

Koncerti do të mbahet në Esplanade Theatre dhe do të transmeton nga Live Nation, transmeton Koha.net. Duke u bazuar se biletat për koncertin e saj në Malajzi u patën shitur brenda dy orëve, fansave u është sugjeruar që të blejnë biletat për Singapor sa më herët që është e mundur.

Koncerti do të mbahet më datën 4 maj nga ora 20:00. Biletat do të fillojnë të shiten për publikun e gjerë nga 26 shkurti, ora 10, me çmim prej 88 dollarëve. Anëtarët e Live Nation do të fillojnë një para-shitje nga data 22 deri 23 shkurt.

Kjo dëshmon edhe një herë suksesin e madh të Dua Lipës dhe depërtimin e saj në gjithë botën, që prej publikimit të hitit “New Rules” që ka grumbulluar një miliard klikime.

Image