Rita Ora do të dekorohet nga Presidenti

Rita Ora do të dekorohet nga Presidenti

17 shkurt 2018 22:45

Pas performancës së jashtëzakonshme në Prishtinë, Rita Ora do të dekorohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mëson Koha.net.

Dekorimi i saj nga Presidenti pritet të bëhet në aeroportin “Adem Jashari”.

Mijëra qytetarë sot u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të parë performancën e Rita Orës me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë.

Rita Ora ndezi atmosferën me këngët e saj “I Ëill Never Let You Doën” dhe “Shine Your Light”, përderisa befasoi publikun duke kërcyer “Vallen e Rugovës” në një miksim me këngë të saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme