Showbiz

Rita Ora pranon hartën e artë të Kosovës nga Haradinaj

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhuruar hartën e artë të Kosovës, këngëtares së famshme Rita Ora, pas takimit që kanë pasur në objektin e qeverisë së Kosovës.

Në takimin zyrtar në të cilin ishin familjet Haradinaj dhe Ora, kryeministri ka falënderuar këngëtaren për koncertin që do ta mbajë ajo në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.