Showbiz

Jehona Bunjaku prezanton veshjet për zonja biznesi

“Bussines Women” kështu është titulluar koleksioni më i ri nga disenjatorja Jehona Bunjaku, i cili është prezantuar përmes një fotosesioni. Ky koleksion është fokusuar në veshje për zonja biznesi, të cilat sot punojnë në mjedise, brenda kompanive të ndryshme, raporton Express i KTV-së.

Veshje ideale për mjedise brenda kompanive dhe atyre që punojnë në banka, si ekonomiste apo me kontabilitet. Ky është koleksioni më i ri i prezantuar nga kreatorja e modës, Jehona Bunjaku.

Koleksionin e ka quajtur “Bussines Women”, i cili është fokusuar në pantallona, setra dhe pallto.

“Bussines Women” është koleksion me 10 kreacione, kryesisht me ngjyra të errëta, por duke mos munguar edhe ato të ndezura.

Një rëndësi të veçantë disenjatorja ua ka kushtuar edhe materialeve. Në mesin e tyre ajo ka përdorur edhe printin.

Një koleksion dedikuar zonjave që veshjet elegante i kanë përditshmëri është prezantuar përmes një fotosesioni.

Disenjatorja Jehona Bunjaku ka rreth 7 vjet që është pjesë e tregut të modës në vend. Disenjatorja gjithmonë ka qenë e lidhur me të bukurën, derisa dizajni i modës për të tashmë është kthyer në profesion.

Ndryshe, së shpejti Jehona do të sjellë edhe koleksionin e saj të radhës, për të cilin tashmë ka filluar punën.

Koleksioni në përgatitje nga Jehona Bunjaku pritet të prezantohet në fund të këtij muaji.