Rrezikon përjashtimin nga Sanremo, reagon Ermal Meta

Rrezikon përjashtimin nga Sanremo, reagon Ermal Meta

08 shkurt 2018 12:53

Këngëtari shqiptar i cili zhvillon karrierën në Itali, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Festivalit të Sanremos.

Ky vendim është marrë në pritje të shqyrtimeve për shkelje të rregullores, sa i takon këngës së tyre me titull “Non mi avete fatto niente”.

Organizatorët e Festivalit, kanë miratuar vendimin e drejtorit artistik Claudio Baglioni, që të pezullojnë performancën e dy artistëve.

Kënga u akuzua për plagjiaturë, por zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo, e përgënjeshtroi një gjë të tillë.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar vetë Ermal Meta në Facebook ku shkruan:

“Është momenti për të folur. Kemi dëgjuar për plagjiaturë ndaj këngës sonë në Sanremo. Fabrizio, unë dhe Andrea Febo, kemi krijuar një këngë krejt tjetër”.

Ai shton se ai dhe Fabrizio Moro nuk kanë shkuar në Sanremo për t’u tallur me njerëzit. Në vijim thotë se debati nisi për shkak të një kënge të para tre viteve që nuk u bë e famshme kurrë dhe që bashkë me autorin Andrea Febo vendosën të mos e humbasin, por që ta shndërrojnë në diçka të re, me një domethënie të re.

“Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde dhe qesharake, duke qenë se Andrea Febo e ka shkruar bashkë me mua dhe Fabriozo ‘Non mi avete fatto niente’. Ndër të tjera që të dy jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë. Kush i njeh e di. Na vjen keq për atë që po ndodh, pasi nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të sigurtë se gjithçka do shkojë më së miri”, mbyll qëndrimin e tij Meta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme