Arilena e Enca filluan në gara muzikore dhe nuk u ndalën më

Arilena e Enca filluan në gara muzikore dhe nuk u ndalën më

07 shkurt 2018 15:47

Arilena Ara dhe Enca Haxhia u bënë të njohura për publikun falë dy garave muzikore si “The Voice Of Albania” dhe “X Factor Albania”, raporton Express - KTV.

U prezantuan për herë të parë në këto gara, por rrugëtimi i tyre ishte krejtësisht i ndryshëm. Gjersa rrugëtimi i Encës u ndërpre qysh në fillim, meqë asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk ishte kthyer për ta marrë në ekip, rrugëtimi i Arilenës ishte i gjatë dhe kulmoi me fitore.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, për Arën dhe Haxhian mund të thuhet lirshëm se janë dy këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar pas pjesëmarrjes në këto talent-shou.

Enca realizoi disa këngë e klipe, por suksesin e madh e shijoi me “A po t’pëlqen” dhe nga ky moment u bë ndër këngëtaret më të kërkuara nëpër mbrëmje muzikore. Ajo vazhdoi me shumë këngë e klipe të tjera dhe ndërkohë është ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale nga moshat e reja.

Edhe Arilena erdhi me disa projekte muzikore. Qëlloi që me këngën “Si aeroplan”, por “Nëntori” do t’i sillte asaj suksesin e kërkuar. Madje, me këtë këngë, pos në tregun tonë, ajo u dëgjua shumë edhe në Rusi, duke u klasifikuar në vendet e para. Suksesi i madh bëri që të realizohet edhe remiksi i kësaj kënge, derisa më vonë erdhi edhe versioni anglisht i “Nëntorit”, i realizuar edhe me videoklip.

E tani pritet të shihet se cila do të sjellë më shpejt hitin e radhës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme