Rita vazhdon të shfaqë stilin e veçantë

Rita vazhdon të shfaqë stilin e veçantë

06 shkurt 2018 18:57

Këngëtarja Rita Ora gjatë javës së fundit ka qenë e zënë duke promovuar këngën e re “For You” në bashkëpunim me Liam Payne.

As të reshurat e borës sot nuk e kanë ndalur këngëtaren me prejardhje nga Kosova që të shfaqë stilin e saj të veçantë të modës.

27-vjeçarja mori vëmendjen në Paris kur u shfaq me një fustan të kuq të valëzuar, të cilin e kombinoi me një palë take ngjyrë kafeje të çelët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme