Showbiz

Personazhi i famshëm i “fiksuar” pas Bebe Rexhës

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare e cila dallohet për zërin dhe linjat e mahnitshme fizike.

Janë pikërisht këto linja fizike të saj të cilat kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të fansave por edhe njerëzve të famshëm, transmeton tch.

Një prej tyre është Trace Dempsey Cyrus, vëllai i këngëtares me famë botërore Miley Cyrus.

Në fotot e postuara së fundmi në Instagram nga turi i Bruno Marsit në Meksikë, ku Bebe është e ftuar speciale, këngëtarja shfaqet mjaft seksi, gjë që i ka tërhequr vëmendjen Trace Dempsey Cyrus, i cili ka komentuar fotot e saj me disa ikona zjarri.

Nuk dihet nëse dy personazhet kanë miqësi, por deri në një konfirmim mund të themi që të paktën tërheqje fizike midis të dyve ka. Presim çfarë do të ndodhë në vijim!

Image