Rita Ora shfaq tatuazhet e reja

Rita Ora shfaq tatuazhet e reja

04 shkurt 2018 09:43

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, duket se i pëlqejnë shumë tatuazhet.

Përveç se ka disa sosh, ajo mbrëmë përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka bërë edhe dy tatuazhe të reja, transmeton Koha.net.

Tatuazhin me dy zogj të mbyllur në kafaz e ka bërë në dorën e djathtë, ndërsa tatuazhin tjetër me tre vija dhe pika e ka bërë në veshin e majtë.

“2 zogj në një kafaz. Më pëlqen ideja për të gjetur një dashuri të vërtetë, kushdo apo çfarëdo qoftë ajo dhe për ta mbajtur atë të sigurt”, ka shkruar Rita në Instagram.

 

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme