Showbiz

Veseli: Aktrimi ishte përvojë e vështirë për mua

Descriptive Text

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar paraqitjen e tij në serialin “O Sa Mirë”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte përvojë shumë e veçantë, por po ashtu shumë e vështirë për të.

Veseli në Facebook ka postuar edhe një video nga gabimet gjatë xhirimeve të episodit 101.

“Aktrimi në serialin “O sa mirë” ishte një përvojë shumë e veçantë për mua. Aktrimi është një profesion i vështirë, falënderoj aktorët e talentuar dhe stafin realizues që ma lehtësuan. Në këtë video mund të shikoni disa nga gabimet e shumta që kam bërë gjatë xhirimeve”, ka shkruar ai.

“O Sa Mirë” transmetohet çdo të diel prej orës 20:00 ekskluzivisht në KTV.