Express sot në ora 16:30

22 janar 2018 15:37

Një laramani materialesh e mysafirësh në studio do të ketë sot në emisionin e pasdites “Express” në KTV

Në pjesën e parë do të mund të ndiqni të rejat e fundit nga showbiznesi vendor dhe ai nëdrkombëtar. Informacionet e fundit nga artistë të nryshëm si Rita Ora, Dua Lipa, Capital T, Adelina Ismajli e Capital T do të mund të kuptoni nga ora 16:30. Në studio do të jetë këngëtarja nga Shqipëria Irena Metalla e cila do të promovojë këngën “Melodi”. Poashtu do të mund të informoheni për gjithçka që e ka karakterizuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Sag Awards”

Pas informacioneve të ditës në Lajmet e orës 17h, i ftuar në Express intervistën e ditës është Adnan Rrustemi, anëtar i VV-së, me të cilin do të flasim për zgjedhjet në Vetëvendosje.

Në temën e ditës, me të ftuarit:Erolld Belegu, Mihrije Braha dhe Neki Emra do të flasim për mungesën e festivaleve. Kosova, pa festival të muzikës argëtuese

Kush është njeriu që i jep dritë skenës e që mbi një dekadë ka qëndruar përballë aktorëve?

Në rubrikën “Jeta e shëndetshme” nutricionistja Egzona Makolli sjellë recetën e shëndetshme për palpeta me tërshërë.

Këto dhe më shumë sot duke filluar nga ora 16:30!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme