Showbiz

Çunmulaj shtatzënë kërkon ushqim shqiptar në mes të Los Angeles

Pak kohë më parë me anë të një postimi në “Instagram”, Emina Çunmulaj dha lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Gjatë kësaj periudhe, modelja e njohur shqiptare që jeton në SHBA nuk i ka rralluar aspak postimet në rrjete sociale siç ndodh me personazhet e tjerë, përkundrazi çdo ditë poston foto me barkun e rrumbullakosur.

Dihet tashmë që gjatë shtatzënisë nënat kanë neps për ushqime të ngushmë dhe ditën e djeshme Emina kërkonte me ngulm ushqim tradicional shqiptar, transmeton KJ.

Ajo ka postuar një video në Instastory ku shfaqet e mërzitur pasi ajo jeton në Los Angeles dhe është e vështirë që të gjejë ushqim tradicional shqiptar.

“Sot dua ushqim tradicional shqiptar, në fakt e dua çdo ditë por sot e dua shumë, kështu që nëse njihni dikë në Los Angeles që gatuan ushqim shqiptar më çoni mesazh”, shkruan modelja shqiptare.

Image